Ferki Shala i hyn politikës

Ish-solisti kryesor i grupit të famshëm mitrovicas TNT, Ferki Shala, asht politikani ma i ri i vendit.

Shala i asht bashkue sot partisë Fjala, që udhëheqet nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.

Lajmin e ka ba të ditun vetë Kelmendi, nëpërmjet nji shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Simbas Kelmendit, Shala ka me kandidue për deputet në zgjedhjet e parakohshme, që do mbahen më 11 Qershor.

“Ferki Shala është artist i cili me vlerat dhe ndershmërinë e tij do të i përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: