“Fjala” hapi fushatën zgjedhore ndryshe nga partitë tjera

Subjekti politik “Fjala”, hapi fushatën zgjedhore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me ç’rast aty foli kryetari i kësaj partie Gëzim Kelmendi.

Kelmendi tha se subjekti që ai udhëheq ka me zhvillue fushatën ndryshe nga partitë e tjera e siç tha ai, tue mos organizue tubime me qytetarë.

Kjo për arsye se siç tha Kelmendi, qytetarët janë lodh nga tubime të tilla me premtime boshe.

Në hapje të fushatës u tha se kandidatët e “Fjalës” kanë m’u takue me qytetarët individualisht.

FJALA në këto zgjedhje ka me garue me 110 kandidatë.

 

Shperndaje në: