Kritikuen Erdogan’in, gjykata kërkon 43 vjet burg për stafin e gazetës

Disa punonëtorë të gazetës opozitare, Cumhuriyet, në Turqi u liruen nga burgu të Shtunën me nji vendim gjyqësor, ndërsa katër të tjerë mbetën në arrest.

Qindra njerëz kanë protestue jashtë gjykatës qendrore të Stambollit kundër arestimit të 17 shkrimtarëve, drejtuesve dhe avokatëve të gazetës laike ‘Cumhuriyet’.

Në paraburgim u mbajt kryetari i komitetit egzekutiv i gazetës Akin Atalay, kryeredaktori i saj, Murat Sabuncu, dhe gazetarët Kadri Gursel dhe Ahmet Sik. Seanca e radhës mbahet më 11 Shtator.

Gjyqtari liroi me kusht shtatë të tjerë, përfshi karikaturistin, Musa Kart, dhe kolumnistin, Hakan Kara, që don me thanë se ata nuk munden me u largue nga vendi dhe kanë detyrim paraqitjen e rregullt në stacionin e policisë.

Prokurorët turq kërkojnë deri në 43 vjet burg për stafin e gazetës.

Shperndaje në: