Për çka Spanja e falenderoi Serbinë?

Spanja i asht mirënjohëse Serbisë për mosdërgimin e letrës në Komisionin Europian për qëndrimin e saj se rastet e Kosovës dhe Katalonisë nuk munden me u krahasue.

Kështu tha ambasadori spanjoll në Beograd, Miguel Fuertes Suarez, për numrin e sotëm të gazetës “Politika”, transmeton Klan Kosova.

“Spanja i asht mirënjohëse Qeverisë së Serbisë se për momentin nuk e ka ngritë këtë çashtje siç edhe ka spjegue tashma Presidenti Aleksandar Vucic”, tha ambasadori spanjoll.

Beogradi zyrtar hoqi dorë para do dite nga dërgimi i kësaj letre me kërkesë të Spanjës me arsyetimin që të mos përkeqësohet situata në vend.

Serbia kishte planifikue që përmes letrës me ju ba thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Europian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pamvarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia asht nji shembull i qartë i këtij gabimi.

Shperndaje në: