Zyrtari i naltë amerikan ka nji porosi për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritë sot në nji takim Zavendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çashtje Europiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Në këtë takim asht bisedue për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e shumë proceseve në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi po vazhdon me i krye obligimet kushtetuese dhe në të ardhmen ka me intensifikue punën e vet në shtyemjen përpara të shumë vendimeve të randësishme për qytetarët e Kosovës.

Ai falenderoi zotin Yee për fokusin që Shtetet e Bashkueme të Amerikës e kanë tregue vazhdimisht për Kosovën.

Nga ana e tij, Zavendësndihmës Sekretari, Hoyt Brian Yee, theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës europiane për vendin dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e detyrave që ka.

Shperndaje në: