Vucic: Hoyt Yee na kërkoi zbardhjen e kësaj vrasje

Aleksandar-Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pohoi se zavendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Hoyt Yee, i ka kërkue zbardhjen e rastit të vrasjes së vllezënve Bytyqi.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin gjetë të vramë në vitin 2001 në nji varr masiv në Petrovo Selo në lindje të Beogradit.

Ata kishin nënshtetësi amerikane, kurse ishin arrestue në vitin 1999 në vend-kalimin kufitar Kosovë-Serbi, me arsyetim se nuk kishin leje për kalimin e kufinit të Serbisë.

Gati 17 vite ma vonë ende asnji person nuk asht i dyshuem apo i arrestuem për këtë rast.

E zbardhjen e vrasjes së vllezënve Bytyqi ia ka kërkue Hoyt Yee presidentit të Serbisë, gjatë nji takimi ditëve të fundit, transmeton lajmi.net

Këtë e ka ba të ditun vet presidenti serb, i cili ka theksue se veç kësaj, Yee ka insistue edhe në zbardhjen e rastit të djegies së ambasadës së Amerikës në Serbi në vitin 2008 mbasi u shpall pamvarësia e Kosovës.

Shperndaje në: