SHBA po rikthehet fuqishëm në Ballkan, ky asht plani i tyne me Hoyt Yee

Hoyt Brian Yee

Shtetet e Bashkueme po planifikojnë të rikthehen ma fuqishëm në Ballkan, sidomos tash mbas rritjes së ndikimit rus në rajon.

Gazeta Metro mëson se zavendësndihmës sekretari amerikan aktual i Shtetit, përgjegjës për çashtjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee, nga fillimi i vitit të ardhshëm ka me u emnue ambasador në Shkup, dhe me kompetenca ma të mëdha regjionale.

Këto burime të Gazeta Metro nga diplomatë të huej në Shkup, kanë ba të ditun se Yee postin e ambasadorit amerikan në Maqedoni pritet me marrë në Kallnor të vitit të ardhshëm.

Kjo lëvizje e diplomacisë amerikane, me rikthim në Ballkan ka me qenë nji sforcim i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, për me i mbrojtë interesat e veta dhe të partnerëve të saj në rajon, karshi ‘ofansivës’ ruse.

Shperndaje në: