Me këtë armë të veçantë mundeni me rrxue dronin, e zbulon ky shtet! (video)

Nji kompani në kantonin Graubunden të Zvicres ka paraqitë nji armë, e cila asht e dizajnueme m’i rrxue dronët e vegjël.

Arma asht e ndërtueme në atë mënyrë që në vete ka nji rrjetë, nji pistoletë dhe nji shurdhues.

Pistoleta asht e parapame me i “neutralizue shpejt dhe lehtë dronët”, dhe simbas firmës ajo garanton që ka me i kapë dronët që fluturojnë deri në 30 metra.

Kjo armë asht e para e këtij lloji në krejt botën. Armët egzistuese me rrjetë kanë nji shtrimje ma të vogël.

Mediat zvicrane kanë raportue se kjo armë asht përdorë gjatë ngjarjeve të fundit në vend, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Megjithatë, nuk janë dhanë detaje të tjera sa i përket suksesit të përdorimit të kësaj arme.

Rreziqet nga dronët:

Nji hap i tillë asht ndërmarrë në mbrojtje nga damet e dronëve. Dronët shpesh herë po përdoren për transportim të drogës, të futjes së telefonave mbrenda burgjeve.

Shperndaje në: