Qytetari nga Suhareka, i vetëm paditi zinxhirin komandues serb që ia vrau 14 anëtarë të familjes

10 vjet betejë me gjykatat në Beograd, krejt i vetëm, në kërkim të trupave të familjarëve të tij.

Kjo asht jeta e Bekim Gashit, të cilit në Marsin e vitit 1999 ja vranë 14 anëtarë të familjes, mes tyne 4 motrat dhe nana.

Dheta prova dhe dëshmitarë që i kishin pa nga afër këto vrasje, nuk e bindën prokurorinë në Beograd me procesu vrasjen e familjes Gashi ne krejt zinxhirin komandues, por vetëm dy pjesëtarë.

Derisa nji periudhë ishte EULEX ai që e përcillte Bekim Gashin dhe të tjerët dëshmitarë në gjykatat e Beogradit, tash Gashi shkon atje pa përcjellje të askujt.

Edhe pse nuk pret gjykim të drejtë nga Gjykata në Beograd, Gashi thotë se nuk pati ku të drejtohet në institucionet e Kosovës.

Bekim Gashi asht vetëm njani nga mija familjarë, të cilët 20 vjet mbas luftës kerkojne trupat dhe eshnat e të afërmve të tyne, të cilët vazhdojnë me figurue në listat e personave të pagjetun.

Shperndaje në: