Kujdes! Policia e Kosovës tash ju monitoron edhe me dron (video)

Njisiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka fillue sot patrullimin me dron.

Përmes patrullimit me dron, ky njisit ka me identifikue shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Simbas rreshterit, Arsim Gollubovci patrullimi me dron ka fillue më qëllim të parandalimit të aksidenteve.

“Patrullimin kemi filluar sot me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Ne e kemi parë të arsyeshme që përveç planeve të tjera që kemi të fillojmë edhe patrullimin me dron për parandalimin e kundërvajtësve të cilët shkelin rregullat e komunikacionit”, tha Gollobovci.

Ai shtoi se për kundërvajtësit të cilët shkelin rregullat e komunikacionit ka me pasë zero tolerancë.

 

Shperndaje në: