KOMENT: Fataliteti i nji pale patikave presidenciale!

Koment i Televizionit Rrokum

 

Presidenti Hashim Thaçi, vetem nji dite para takimit te se Premtes ne Bruksel me presidentin e Serbise, Aleksandar Vucic, i bindun se ka fitue perparesi ndaj homologut beogradas tue lansue idene per bashkimin e Lugines se Presheves me Kosoven dhe tue e hape i pari çashtjen e rishikimit te kufijve, plot vetebesim e veteknaqesi, ja lejoi vetes komoditetin me i dath kpucat e me i mbath patikat, i bindun se ka avantazh dhe puna ka nis me ec lehte, si me patika!

Presidenti i Kosoves, njashtu me patika, nisi me u krenue e me u vetlavdue ne nji emision ne Tirane, tue harrue se po flet dhe po e prezenton nji proces ndershtetnor, shume serioz e te rande, dhe se ka per karshi nji partner si Vucic, me te cilin nuk mundet me luejt ‘patikash’ si me deputetet e Kuvendit tone, si me ish shoket e vet te luftes, si me njerezit rreth vetes, sidomos si me shoqnine civile te ciles ja ka hupe rrugen n’oborr.

Per me kuptue se Vucic asht ‘arre e forte’ dhe nuk ka me e pase aspak lehte, presidenti Thaçi e kuptoi menjihere te nesermen: Vucic papritmas refuzoi me takue Thaçin! E la me prite krejt diten ne shprese se mos po e ndrron mendjen. Ai u kthye ne Beograd dhe ju drejtue popullit: Po shkoj ne Kosove dhe viziten kam me nis prej Ujmani!

Avantazhin qe mendoi presidenti Thaçi se e fitoi tue e hape i pari lojen e rishikimit te kufijve dhe tue u prezentue si politikan i formatit te madh shqiptar, presidenti i Serbise Vucic, me nji akrobacion politik te pregaditun dhe te menduem mire, ja mori prej dore dhe e la presidentin e Kosoves te hutuem (e me patika ne dore).

Jo vetem nuk e takoi ne Bruksel, por Vucic, tue ju drejtue opinionit ne Serbi, u prezentue tashti njisoj si Thaçi – politikan i formatit te madh serb – i cili, jo se shkon ne Kosove si e kishte planifikue, por edhe e viziton me çdo kusht edhe liqenin e Ujmanit, ashtu si kishte thane e parashikue, edhe pse presidenti i Kosoves deklaronte (ashtu me patika) ne emisionin’Opinion” te Blendi Fevziut, se Ujmani asht i Kosoves dhe ka me mbete i Kosoves.

Vucic ja bani 2 me 1 menjihere ne fillim Thaçit: e la me prite tane diten, nuk e takoi dhe permbushi premtimin se ka me vizitue Ujmanin, edhe pse u mendue se Kosova me president n’to, mujn me ndalue nji gja te tille.

Presidenti Vucic me keto dy veprime, te ftofta, te kalkulueme mire, te tempueme, jo vetem fitoi avantazhin dhe i deshmoi homologut te tij se asht lojtar te cilin s’duhet nençmue, po Vucic fitoi edhe krejt vemendjen e faktorit dhe medias nderkombetare.

Thaçi mbeti “me patika ne dore” ne kete hapje te lojes se rishikimit te kufijve dhe e shijoi se si ndihen shpirtnisht oponentet e tij politik, qofte nga partia e tij, qofte nga ish UÇK, qofte nga LDK e shoqnia civile, kur ai “jau dredh”.

Presidenti Thaçi lejoi me u ba ‘klown’ i sufleruesve e konsujve te afert te tij qe s’kane shije per veti, e lene ma me i sugjerue atij se çfare patikash duhet me i mbath dhe ne cilin nga studiot çka duhet me fole. Ky komoditet i kushtoi shtrejt presidentit Thaçi.

Kjo asht vetem ‘hapja e lojes’, dhe ky asht rivalitet i dy presidentave qe nuk jane anmiqsor, perkundrazi, jane te perkushtuem qe kjo loje me vazhdue ne paqe.

Ka edhe shume loje ne kete proces te rande te gjetjes se nji modaliteti pajtimi mes dy vendeve prezentue nga dy presidenta qe done me lane pershtypje para zgjedhesve te vet se jane te formatit te madh.

Mirepo, loja asht loje. Le te mbetet per presidentin e Kosoves si mesim kjo ‘hapje e lojes’ qe filloi fatalisht me patika, e perfundoi me pompozitetin e nji vizite te nji presidenti tjeter diku ne nji liqe ne veri te Kosoves, domethanien e se ciles vizite kemi me kuptue ma vone, kur fillon loja me u zhvillue.

 

Shperndaje në: