Takimi i radhës Thaçi-Vucic, kjo asht përgjigja e BE’s

Kosova dhe Serbia kanë hy në fazën përfundimtare të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel, me qëllim për m’u arritë nji zgjidhje e përbashkët për të dyja vendet.

Më 7 shtator, ishte planifikue mbajtja e takimit në Bruksel në mes te Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vucic, mirëpo nji gja e tillë nuk ndodhi.

Sa i përket takimit të radhës se kur pritet me zhvillue dy Presidentët, në Bruksel, BE nuk ka ba të ditun ende nji gja të tillë.

Zadhanësja e Përfaqësueses së Naltë te Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijacic për lajmi.net ka thanë se deri tash nuk ka datë për takimin e radhës Thaçi-Vucic.

Simbas saj, datën dhe temën e takimit e caktojnë palët e përfshime.

“Koha, vendi, rendi i ditës, formati i Dialogut vendosen nga të dy palët. Ne do të njoftojmë për takimin e radhës kur të konfirmohet”, thuhet në përgjigjen e Kocijancic.

E Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht përsërit qëndrimin e tij se me Serbinë duhet me u gjend nji kompromisi përmes paqes për nji marrëveshje e cila, simbas tij, duhet me rezultue me njohje të Pamvarësisë së Kosovës nga ana e shtetit serb.

 

Shperndaje në: