E pazakontë, eurodeputeti italian shkel me këpucë dokumentin e Brukselit (video)

Nji gjest i pazakontë ka ndodh në sallën e shtypit te Parlamentit Europian në Strasburg gjatë konferencës për mediat të Komisionerit të Ekonomisë, Pierre Moscovici, i cili sapo kishte prezentue motivet e Komisionit Europian të vendimit të rrximit te paketës fiskale te aprovueme së fundmi nga qeveria italiane.

Eurodeputeti italian i Partisë Lidhja, Angleo Ciocca, ka prit përfundimin e fjalimit të komisionerit Moscovic dhe më pas ja ka rrëmbye fletët e fjalimit, të cilat i ka shtri mbi tavolinë tue i shkel me këpucën e tij që sapo kishte heq nga kamba.

“Shkela me një këpucë “Made in Italy” malin e gënjeshtrave që Moscovici ka shkruar në fjalimin e tij kundër Italisë. Italia meriton respekt e këta eurobudallenj duhet ta kuptojnë këtë” shkruen në profilin e tij në Facebook eurodeputeti italian Angelo Ciocca.

Shperndaje në: