Facebook ia bllokon llogarinë djalit të kryeministrit izraelit, kjo asht arsyeja!

Djali i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, asht bllokue nga Facebook mbas nji postimi ku shkruente se ‘të gjithë myslimanët duhen me u largue nga Izraeli’.

Yair Netanyahu, 27 vjeç, shkruejti në Twitter ankesën e tij se Facebook ia kishte bllokue përkohësisht postimet në llogarinë e tij, postime këto dukshëm anti-myslimane. Ai e konsideron rrjetin social si “diktaturë”.

Në nji mesazh të marrë nga Facebook, Yair kërkoi që të gjithë myslimanët me u largue nga Izraeli, mbas disa sulmesh vdekjeprumëse.

Në postimin e tij shkruhej; “A e dini ku nuk ka sulme? Në Islandë dhe në Japoni ku përndryshe nuk ka myslimanë”.

Në nji post tjetër ai shkroi se kishte vetëm dy zgjidhje të mundshme për paqen, ose ‘të gjithë çifutët largohen (nga Izraeli) ose të gjithë myslimanët largohen’.

“Unë preferoj opcionin e dytë,” shtoi ai.

Shperndaje në: