TV francez pahiri i zbulon miss’at lakuriq!

Stafi i nji televizioni në Francë ka shfaq aksidentalisht pamjet nga dhoma e zhveshjes së vajzave të Miss France.

Moderatorja Sylvie Tellier ishte tue i intervistue disa nga vajzat e reja për kanalin TF1, kur ndodhi incidenti.

Kështu, papritmas, në sfond u shfaq Miss Aquitaine, Carla Bonesso, e cila ishte e cullakueme,  dhe nuk mbeti pa u ekspozue edhe nji konkurrente tjetër.

Tellier, e cila asht drejtorja kombëtare e Miss France Organisation, e përshkroi incidentin si nji gabim të madh.

Ndërsa vetë Carla Bonesso shtoi: “Nuk isha edhe aq e zhveshun, ishte aksident. Por TF1 nuk po i menaxhon mirë kamerat e veta, nuk ishte aspak profesional”.

Shperndaje në: