Qysh mundeni me zbulue nëse dikush ju ka hy në Facebook?

Për ata që shpesh pyesin veten nëse dikush po jau përdorë profilin në Facebook, egziston nji zgjidhje e thjeshtë për me dalë me përgjigje.

Dyshoni se porfilin e Facebook “e ndani” me të tjerët? Se keni problem me nji haker, i cili për naj arsye mundet me hy në profilin tuej? Vetëm me dy hapa të thjeshtë mundeni me gjetë përgjigjen që asht shpesh shqetësuese.

Pra, krejt çka ju duhet asht me çelë opcionin Security, dhe mandej “Where You’re Logged In” (ose managed active sessions) dhe kështu keni me pa nga cilat IP adresa ju keni hy në Facebook.

Nëse për shembull keni qenë në nji qytet tjetër dhe në këtë listë e shihni atë qytet të veçantë, atëherë jeni të sigurt – ndoshta vetë keni hy në Facebook tue përdorë WiFi lokal.

Nëse, megjithatë, në listë nuk asht qyteti apo vendi ku keni qenë në nji kohë të caktueme, atëherë ma së miri asht ndryshimi i qasjes në Facebook. Fjalëkalimi i ri kishte me zgjidhë problemin, por edhe kujdes me rastin e hymjes në Facebook kur jeni larg nga shpia. Kujdes, në çdo rast.

Shperndaje në: