Kjo çka po pritet me ba Facebook’i përnime ka me ju befasue!

Facebook

Facebook planifikon me shkri WhatsApp, Instagram dhe Messenger, ka njoftue gjigandi i teknologjisë.

Lëvizja pretenton me krijue “eksperiencën ma të mirë të mesazheve”, për miliona përdorues përgjatë botës që përdorin aplikacionin e Facebook. Çdo aplikacion ka me qendrue i ndamë nga njani-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkueme.

Nji folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë nji platformë mesazhesh që asht “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”. Ende nuk ka detaje, por bashkimi pritet me u ba vitin tjetër, raportoi New York Times.

Shperndaje në: