Padi të reja nga Beogradi, ky asht kosovari që akuzohet për krime ndaj serbëve

Foto: Tanjug

Prokuroria serbe ka ngritë dy padi të reja kundër dy të pandehurve të akuzuem për krime lufte kundër civilëve serbë në Sarajevë dhe Kosovë, ka mësue “Tanjug” nga Gjykata e Naltë në Beograd.

Ata janë shtetasi i Bosnjës e Hercegovinës, Husein Mujanovic dhe Ramadan Maloni nga Kosova.

Të dy janë në paraburgim në Beograd, i përcaktuem nga vendimet e Gjykatës së Naltë  të Beogradit, tha zadhanësja Bojana Stankovic për “Tanjug”.

Me aktakuzën e datës 25 Dhetor 2018, nji shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, Husein Mujanovic, akuzohet për krime lufte kundër civilëve serbë në Sarajevë në vitin 1992

Kurse, Ramadan Maloni nga Kosova, i cili asht në paraburgim që nga 3 Tetori i vitit të kaluem, akuzohet për aktakuzën e dytë të 27 Dhetorit 2018 për krime lufte kundër civilëve serbë, tha Bojana Stankovic.

Shperndaje në: