Studimi: Gratë e bukura kanë ma pak fat në dashni

Nëse je tërheqëse, mundesh me gjetë veten të rrethueme nga burra që duen me çdo kusht me qenë me ty, por jo me krijue nji raport serioz me ty. Nëse ky asht rasti yt, lexo me kujdes rezultatet e këtij studimi:

Simbas nji studimi publikue në British Journal of Psychology, gratë ma tërheqëse janë të fundit që gjejnë nji shok të jetës.

Por, si asht arritë në këtë përfundim?

Studimi konsistonte në nji sondazh qytetarësh britanikë të dy gjinive, ku pjesa ma e madhe argumentonte se gratë e bukura dhe single janë objekt dëshire për burrat që kërkojnë vetëm aventurë, me i ba për vete ose vetëm marrëdhanie.

Po simbas këtij studimi, burrat preferojnë me zgjedhë nji grue me nji fizik ma pak tërheqës, sepse e lidhin me ‘normalitetin’. Ky asht motivi pse gratë e bukura shpesh kanë vështirësi me u martue dhe me krijue familje.

Gjithashtu, simbas British Journal of Psychology, kjo ka të baj edhe me faktin se burrat nuk i zgjedhin këto tipe çikash prej tutës se i humbin ose përfundojnë tue i braktisë me shkue te nji burrë tjetër.

Shperndaje në: