Dalin rezultatet mjekësore: Ronaldo humb ndeshjen e madhe

Cristiano Ronldo asht lëndue në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për kualifikueset e Euro 2020. Ky lëndim ka me lanë për disa ndeshje jashtë lojë yllin portugez.

Ronaldo vuen nga nji tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë dhe për pasojë ka me humbë përballjen e madhe kundër Milanit në Serie A, shkruen “Sky Sport”.

Lëndimi i portugezit pritet me zgjatë rreth 15 ditë dhe si shkak do t’i humbë 3 përballjet në Serie A: atë kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit.

Nuk dihet nëse ka me luejt kundër Ajax’it në Champions League.

Shperndaje në: