Lëndimi i Ronaldo’s, Allegri nuk ka lajme të mira

Massimiliano Allegri e ka pranue se Cristiano Ronaldo ka me pasë shumë të vështirë me u riaftësue në kohë për ndeshjen e parë të Juventusit kundër Ajaxit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.

Tue folë në nji konferencë për media të Hanën para ndeshjes kundër Cagliarit në Serie A të Martën, Allegri tha se Ronaldo po punon mirë në përpjekje me qenë i gatshëm për ndeshjen e Championsit.

“Cristiano po punon mirë, por vështirë se ka me qenë i gatshëm për ndeshjen tonë kundër Ajaxit. I kemi nandë ditë me vlerësue gjendjen e tij”, tha Allegri.

Shperndaje në: