Prokuroria flet për hetimet ndaj 4 të kthyemve nga Siria

Prokuroria e Kosovës sot ka mbajtë nji konferencë për media ku kanë folë rreth të kthyemve nga Siria.

Prokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi tha se nga numri i përgjithshëm i tyne janë 4 persona ndaj të cilëve prokuroria speciale ka fillue hetimet gjatë viteve të kalueme për vepra penale si kryemja e veprave terroriste dhe lufta jashtë territorit të Kosovës.

Simbas prokurorit, procedurat penale dhe hetimore ishin pezullue për arsye se personat në fjalë ishin të paarritshëm.

“Sot pas informatave nga Policia e Kosovës, kemi marrë vendimin për ndalimin e katër personave shtetas të Republikës së Kosovës që kanë marrë pjesë”, tha Lumezi.

“Ata janë në masën e ndalimit dhe pritet që brenda afateve ligjore të merren masat ligjore”, tha Lumezi.

Shperndaje në: