Keni me u befasue sa aktakuza ka ngritë Prokuroria e Shtetit për nji ditë

Prokuroria e Shtetit, ka njoftue se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore të Kosovës, janë ngritë 69 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Përveç aktakuzave, 15 persona janë ndalue për 48 orë, për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka ba kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona, për shkak të dyshimit se kanë krye veprat penale të ndryshme.

Prokurori i Shtetit, ka ba dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndame në rajonin e Prizrenit.

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës. Në këtë rast janë sekuestruar: Një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm, Një (1) karikator, Një (1) fishek i të njëjtit kalibër”, thuhet në njoftim.Ndërkaq në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë bërë 3 kërkesa për sekuestrim.“Më 16 maj 2019, afër stacionit të autobusëve në Prizren, ka ndodhur një konflikt në mes disa personave.

Si pasojë e këtij konflikti njëra palë ka rezultuar me “Lëndim të lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 i KPRK-së. Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, si dhe, është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundëvajtëse”.

Shperndaje në: