A u ftue Shpend Ahmeti në takimin Kurti – Mustafa për rrximin e Qeverisë?

Rrximi i Qeverisë ishte temë diskutimi i takimit të sotëm mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe të kryetarit të LDK’s, Isa Mustafa.

Lajmi.net e ka pyete kryetarin e PSD’s nëse ai ka qenë i ftuem në takimin e sotëm dy orësh mes Mustafës e Kurtit.

Ahmeti ka thanë se ka bisedue me Mustafësn, dhe se gjatë kësaj jave kane me u takue lidhun me këtë çashtje.

“Kemi biseduar me zotin Mustafa dhe jemi dakorduar që të takohemi gjatë kësaj jave, pra si kryetarë të LDK-së dhe PSD-së”, ka thëaë Ahmeti.

Kësisoj, gjatë kësaj jave do të kemi nji takim të kryetarit aktual dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.

Edhe pse nuk ka tregue se a ka qenë i ftuem në takimin e sotëm, Ahmeti ma herët në nji paraqitje televizive ka potencue se ka me ba çmos që Qeveria mos me u rrxue me votat e Listës Serbe.

Shperndaje në: