Prokurori Special: Në mesin e të arrestuemve në veri ka eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës

Prokuroria Speciale ka mbajtë nji konferencë për media lidhun me akcionin e policisë në veri të Kosovës.

Prokurori Special, Sylë Hoxha, ka thanë se për nji periudhë kohorë Prokuroria Speciale ka ndigjue edhe nji numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve dhe i ka grumbullue faktet për veprat penale.

“Prokuroria Speciale pasi i grumbulloi provat ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për kontroll nëpër shtëpitë dhe lokalet përcjellëse për të gjithë këta të dyshuar”, ka deklarue Hoxha.

Ai ka theksue se në mesin e të arrestuemve ka edhe zyrtarë shtetnorë.

“Në mesin e tyre kemi eprorë dhe zyrtarë të policisë së Kosovës, pjesëtarë të nacionalitet serbë, shqiptarë e boshnjakë, të dyshuar për kontrabandë dhe vepra tjera penale”, ka thanë ai.

Shperndaje në: