Vdekja e 6 vjeçarit në Deçan, Prokuroria jep detaje

Nji fëmi i moshës gjashtë vjeçare ka ndrrue jetë mbramë në Spitalin e Pejës.

Gjashtë vjeçari nuk ju mbijetoi plagëve të marra nga mjeti i dyshimtë simbas asaj që tha Policia e Pejës për lajmi.net.

Në media asht raportue se dyshohet që 6 vjeçari asht plagosë fillimisht me armë zjarri nga vllau i tij 8 vjeçar aksidentalisht dhe mandej ka vdekë nga plagët e randa.

Ndërkohë, zadhanësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi për lajmi.net ka dhanë detaje shtesë për hetimet.

“Për rastin në fjalë prokurorja ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmiut me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”, tha Nikçi.

Nikçi ka thanë se prokuroria po pret raportin e autopsisë dhe se për këtë asht autorizue Policia e Kosovës.

“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekë fëmija, jemi në pritje të raportit të autopsisë. Prokuroria e ka autorizu Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti”, tha Nikçi.

Shperndaje në: