Ahmeti: Krejt kane me pague per parking!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thanë se tashma secili vend-parking që asht në rrugë publike, ka me u ba  me pagesë dhe maksimumi që mundesh me parkue veturën asht dy orë.

Për rezidentët e lagjes ka me pase pagese mujore dhe mujn me parkue veturën sa të dojne, por pagesa bahet me aplikacion, me mesazh, me letra apo edhe me nji lloj pajisje, kështu që ajo dhe aplikacioni tregojnë se ku mundesh me parkue në Prishtinë, ku ka vende të lira, shkruen oxygenpress.info.

“Vlerësohet se diku rreth 30 për-qind e trafikut në qytet krijohet duke kërkuar parking. Mirëpo ne i kemi disa parkingje në Prishtinë. Për shembull, mbrapa Pallatit të Rinisë, gati gjithë ditën gjysma e parkingut është 50 centë por askush nuk parkohet”.

“Mendoj që kemi distancë me ecë kudo deri te institucionet nga parkingu maksimum 15 minuta dhe plotë qytete tjera po shkojnë drejt luftës ndaj makinave, e jo gjetjes së zgjidhjeve për parkingje”.

“Tash e fillojmë, jemi në fazën e fundit të nënshkrimit të kontratës për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik, do të jetë më 700 vend-parkime, 18 muaj merr kohë për ta ndërtuar dhe pastaj mbyllet bulevardi “George Bush” nga Katedralja deri të “Zahir Pajaziti” vazhdon sheshi dhe bëhet park dhe më nuk hyhet me makinë”.

Ahmeti ka shtue se me kohën kane me u mbylle shumë rrugë për vetura dhe kane me u hape shtigje për biçikleta dhe për rekreacion.

Ai ka thanë se kemi relacion të çuditshëm me kerret si komb, sepse simbas statistikave, njerëzit ma shumë shpenzojnë pare në kerre se në arsimimin e fëmive.

“Pra, në buxhetin familjarë tashmë dihet se familjet më shumë shpenzojnë buxhet për makina se për të paguar shkollat për fëmijë, dhe kjo nuk është e tillë në asnjë shtet të zhvilluar”.

Shperndaje në: