Haradinaj: Ndërhymja e NATO’s e prime nga Amerika, e kthehu shpresën te populli ynë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha sot se ndërhymja e NATO’s, e prime nga Amerika, e kthehu shpresën te populli ynë.

Haradinaj mori sot pjesë në promovimin e ekspozitës dhe pullës postare me portretin kushtue 100 vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit amerikan, Woodrow Wilson, dhe Qeverisë amerikane me i mbrojtë të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipnisë, njofton kumtesa.

Në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj tha se në kuadër të përvjetorëve të randësishëm të jetës tonë si Kosovë, por edhe të kombit tonë, ka pasë nderin që para pak ditësh me pritë në Kosovë presidentin e Amerikës, Bill Clinton, sekretaren Madeleine Albright, gjeneralin Wesley Clark, dhe se Kosova i ka nderue këto figura kyçe të Amerikës në zbatim të pullës postare.

Kryeministri Haradinaj bani të ditun se në atë kohë asht vnue në dijeni se nji nderim i këtillë ka me u ba edhe për presidentin Wilson tue pasë parasysh rolin e tij të randësishëm në nji periudhë të randësishme të historisë së kombit tonë.

“Mendoj se një sjellje e këtillë e jona falënderuese dhe shprehja e respektit buron po ashtu nga ajo që përjetuam në vitin ‘99 kur Amerika i priu NATO-s duke ndërhyrë dhe ndalur tragjedinë. Kjo ndërhyrje bëri që populli i Kosovës të shpëtohet, jeta e njerëzve të pafajshëm të shpëtohet, të rikthehet shpresa.

Kjo ndalje e kësaj tragjedie është një vepër e mirë së pari për shqiptarët dhe se ky veprim i NATO-s i ka bërë një nder të madh edhe popullit serb, duke i shpëtuar nga një krim më i madh se ai që e kishin bërë deri atëherë e që do të ishte një njollë më e zezë për ta, për historinë e popullit serb.

Mendoj që falënderimin më të madh Amerikës duhet t’ia bëj vetë populli serb dhe Serbia, sepse Amerika nuk i la të ecin në rrugën e krimit e cila do të ishte e keqja më e madhe që do të mbahej në mend në historinë e njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke qenë kështu ndodhën dy të mira, u shpëtua populli I Kosovës, por u ndal edhe një e keqe”, tha në fjalën e tij kryeministri Haradinaj.

Shperndaje në: