The Economist: Shqipnia asht nji hallakame!

Fenerë kineze me fjalën ‘Ik’ shiheshin kudo nëpër qiellin e mbrëmjes. Duke mbajtur flamuj kuq e zi, flamuj të Bashkimit Europian dhe amerikanë, turma të mëdha të mbledhura përpara kryeministrisë thërrasin ‘Rama Ik! Rama Ik! Rama Ik!”

Protestat e vazhdueshme dhe përplasjet mbi 30 qershorin, jo vetëm që kanë dëmtuar imazhin e vendit, por edhe kanë pakësuar shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Që nga shkurti, në një seri protestash masive, opozita ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen. Gjatë demonstratave të ashpra, fishekzjarre dhe bomba me bojra janë hedhur vazhdimisht në drejtim të zyrës së tij.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës është duke u thënë vazhdimisht mbështetësve të tij se nuk do ta lë lejojë që Shqipëria të rrëshkasë në diktaturë. Por, ndërkohë që kaosi në parlament dhe në rrugë vazhdon, gjasat e Shqipërisë për t’u përafruar me BE-në janë tanimë duke u pakësuar.

Një vit më parë, BE-ja parashtroi një sërë kushtesh për hapjen e negociatave. Më 29 maj një raport i Komisionit Europian rekomandoi nisjen e bisedimeve, por më 18 qershor disa vende të BE-së i dhanë Tiranës një goditje të madhe. Ishte një sulm i hidhur, edhe pse qeveria shqiptare e kishte pritur.

Rama insistoi që përpjekjet e vendit të tij për t’u bashkuar me BE-në do të vazhdonin dhe fajësoi qeveritë europiane që u tremben partive populiste. Maqedonia e Veriut, e cila ka bërë përparim më të mirë drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, u la gjithashtu për në vjeshtë.

Situata kaotike ku ndodhet nënkupton se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak e denjë për t’u bashkuar me unionin europian. Ajo e vë theksin tek zgjedhjet lokale, duke theksuar se pas 30 qershorit, Partia Demokratike do të humbasë të gjithë ndikimin që i jepte pushteti lokal.

“Më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e bashkive. Zoti Rama thotë se do të shkojë përpara, edhe pse Presidenti Ilir Meta i ka shtyrë për shkak të situatës së rënduar. Kolegji zgjedhor mbështet qeverinë, por zoti Basha thotë se zgjedhjet janë të paligjshme dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Basha po kërkon miratimin ndërkombëtar për protestat e tij dhe bojkotin e parlamentit, por deri më tani nuk e ka marrë.

Sulmet e mbështetësve demokratë në bashkitë e mbajtura nga partia e tij kanë sjellë reagime të ashpra nga qeveritë e huaja. Nëse zgjedhjet vazhdojnë, partia e zotit Basha do të humbasë vendet e punës dhe patronazhin që qeveria lokale i jep. Në të njëjtën kohë, parlamenti, në të cilin Partia Socialiste e zotit Rama ka shumicën, ka filluar lëvizjet për të shkarkuar Presidentin Meta

“Ligji,- thotë Veliaj, -është shumë i qartë. Nëse përpiqesh të pengosh njerëzit të votojnë, shkon në burg.”

Basha po përpiqet të dëshmojë se kryeministri Rama u ndihmua nga bosët e krimit të organizuar për të fituar zgjedhjet e fundit të përgjithshme, në vitin 2017.

Rama e mohon atë dhe thotë se do të padisë gazetarin Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet në gazetën gjermane Bild. Ndërkohë më 17 qershor, Basha ishte thirrur për t’iu përgjigjur akuzave për financimin e paligjshëm të partisë së tij, akuza për të cilat kreu i PD-së thotë se akuzat janë të rreme.

Në vitin 1997, Shqipëri u trondit nga një rënie e plotë e rendit dhe ligjit kur qytetarët rrëmbyen tanket dhe e detyruan presidentin e atëhershëm Sali Berisha të jepte dorëheqjen. Edhe pse demokracia drejt të cilës ka ecur Shqipëria e bën shumë të vështirë që një ngjarje e tillë të ndodhë përsëri, politika në Shqipëri është një biznes i pistë.

Partitë kryesore janë të lidhura me klanet të paqëndrueshme. Basha thotë se armiqtë e krerëve të krimit të organizuar, të cilët janë aleatë të socialistëve, i kanë bërë atij propozime nga më tronditëset, për të cilat kreu i PD-së shprehet se i ka hedhur poshtë.

“Këtu nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim të qeverisë dhe krimit të organizuar, por për një bashkim,” thotë ai për “The Economist”.

Por zoti Rama thotë se nëse akuzat e tilla janë të vërteta, Komisioni Europian nuk do të kishte rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit, megjithëse liderët e BE-së vendosën t’i shtyjnë sërish

Megjithatë situata kaotike duket se po pastrohet pak të paktën në gjykatat e Shqipërisë. Gjyqtarët dhe prokurorët po shqyrtohen për pasuri të pashpjegueshme apo lidhje me krimin e organizuar.

Shperndaje në: