KE hedh poshtë kërkesën e Holandës: Shqipnisë nuk i kthehen vizat

Komisioni Europian ka hedhë poshtë kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipninë.

Këtë e ka ba të ditun ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipni, Luigi Soreca.

“Mbas nji vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazue në informacionet dhe të dhanat e randësishme që kemi, Komisioni Europian mendon se në këto rrethana nuk përmbushen kushtet me aktivizue mekanizimin e pezullimit të vizave”, shkroi Soreca në Twitter.

Shperndaje në: