Rast i paprecedent mbrenda NATO’s: Turqia sfidon SHBA, merr pjesët e para të S-400 nga Rusia (foto)

Turqia ka marrë pjesët e para të nji sistemi mbrojtje raketash ruse S-400, pamvarësisht kundërshtive nga SHBA.

Dërgesa ariti të Premten në Ankara. Kjo lëvizje pritet me zemërue SHBA, që ka paralajmërue se Turqia nuk mundet me pasë edhe sistemin e mbrojtjes anti-raketë S-400, edhe avionët luftarakë amerikanë F-35.

Turqia dhe SHBA janë aleatë të NATO’s, por Turqia ka vendosë lidhje të ngushta me Rusinë.

“Kjo duket se ka me nxitë nji çamje të madhe mes Washingtonit dhe nji prej aleatëve kryesore të saj në NATO. Për nji anëtar të aleancës, blemja e nji pajisje të tillë nga Rusia asht thuejse e pashembullt,” shkruen Jonathan Marcus, korrespondent i sigurisë pranë BBC.

Turqia ka vendosë me i ble 100 avionë amerikanë F-35 dhe ka investue fuqishëm në këtë program. Por, amerikanët thojnë se nuk duen që avionët e tyne me qendrue pranë sistemeve S-400, mbasi kanë droe se teknikët rusë do jenë në gjendje me pasë akces te avionët F-35.

SHBA ka vendosë qysh tash me ndalue dërgimin e avionëve të saj në Turqi dhe ka pezullue trajnimin e pilotëve turq.

Jo vetëm kaq, por SHBA mendon me hekë Turqinë plotësisht nga programi, mbasi pjesë të avionëve F-35 prodhohen aty dhe ky vend kishte me u ba nji qendër e randësishme e mirëmbajtjes së avionëve të këtij lloji.

Shperndaje në: