BE i reagon ashpër Haradinajt për deklaratat e tij

Zyra e Bashkimi Europian në Kosovë që udhëhiqet nga Nataliya Apostolova, ka reague lidhun me deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, tue thanë se vendimi i Këshillit Shtetnor të Cilësisë për mbylljen e Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit asht i drejt dhe duhet me u respektue.

Zyra e BE në Kosovë ka deklarue se arsimi asht prioritet për Kosovën dhe se përmirësimi i tij asht absolutisht i domosdoshëm për kosovarët.

Po ashtu, në reagim thuhet se vendimi i KSHC asht i drejt dhe duhet me u respektue nga të gjithë akterët, në veçanti ata të nivelit politik.

“Arsimi asht nji prioritet i BE për Kosovën. Përmirësimi i arsimit në Kosovë asht absolutisht i domosdoshëm”.

Shperndaje në: