Haradinaj e jep “lajmin e ri” për vizat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvillue sot nji vizitë pune në Komunën e Fushë Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se asht nji mundësi e mirë që m’i shpreh respektin dhe përgëzimin për angazhimin në punë kryetarit të Fushë Kosovës, i cili siç tha kryeministri, asht nji kryetar veprues.

Shef i egzekutivit gjatë kësaj vizite ka folë edhe për liberalizimin e vizave, ai ka dhanë edhe nji tjerët premtim.

Ai tha se nji lajm të tillë Kosova ka ke marr mbrenda pak javësh, tue thanë se Gjermania kryeson Komisionin për LIEBE dhe kjo asht mirë për Kosovën.

Mendoj që më mirë se sa kemi shpresua jemi në çështjen e liberalizimit të vizave. Kryesuesja e komisionit është gjermane. Gjermanët kanë marrë një iniciativë dhe kjo është çështje krejtësisht e javëve. Disa po thonë mos po ngutesh kryeministër, por jemi vonuar. Është çështje e javëve që të marrim këtë lajm të merituar sepse i kemi mbushë kriteret”, ka thanë ai.

Kryetari shpjegoi se popullsia është rritur shumë shpejt në Fushë Kosovë dhe kjo ka sjellë plot implikime të tjera, mirëpo është fat i madh që qeveria komunale dhe kryetari kanë arritur t’i përcjellin këto trende”, tha kryeministri Haradinaj.

Shperndaje në: