Haradinaj takon komandantin suprem të NATO’s: Kosova, e rreshtueme me ushtritë e paqes (foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati nji takim me Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO’s për Europë (SACEUR), Gjeneralin Tod D. Wolters, me të cilin ka bisedue për zhvillimet e përgjithshme dhe situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe ma gjanë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderue gjeneralin Wolters dhe NATO’n për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset dhe për misionin e tyne në krijimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe ma gjanë, në të njajtën kohë ka kërkue mbështetjen e matejme në avancimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova është e rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multientike dhe profesionale po avancohet sipas standardeve të NATO-s si ofruese e sigurisë në vend e rajon”, tha kryeministri Haradinaj tue theksue se Kosova në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri – Atlantik asht konsistente dhe e gatshme me kontribue për paqen aty ku kërkohet nga SHBA dhe NATO.

Shperndaje në: