I futi në lojë të gjithë, por FBI’s i kërkohet me hetue aplikacionin FaceApp (foto)

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, kërkoi me u hetue aplikacioni FaceApp, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, tue i ba ata me u dokë ma të vjetër ose ma të ri.

Në nji letër të postueme në Twitter, Schumer tha se asht “thellësisht shqetësuese” që të dhanat personale të qytetarëve amerikanë munden me shkue te “nji fuqi e huej anmiqësore”.

Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mundet me u shkarkue në telefona smart, e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.

Wireless Lab, megjithatë, tha se nuk i ruen përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhana.

Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë mbrenda 48 orësh nga data e shkarkimit, tha përmes nji deklarate kompania Wireless Lab.

Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë me hetue aplikacionin FaceApp.

“Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhanave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mundet me pasë qasje në to”, thuhet në letrën e tij.

Shperndaje në: