Momenti dramatik: Shoferi shtyp gazin në vend të frenave, kerri përfundon në…(video+foto)

Nji shofere ka përfundue në lum në New Jersey mbasi shkeli aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave.

Ngjarja ndodhi në Hackensack dhe shoferja sapo kishte dalë nga nji “car wash” me nji Mercedes SUV.

Automjeti ra poshtë nji argjinature në brigjet me baltë të lumit Hackensack.

Policia raportoi se 64-vjeçarja dhe çika e saj arritën me dalë nga automjeti dhe me u kthye në breg, me ndihmën e nji personi që kceu në lum me i pshtue.

Ato u dërguen në spital me lëndime të lehta.

 

Shperndaje në: