Nëse nuk ju nxen gjumi natën, ju mungojnë këto 5 vitamina!

Vitaminat luejnë nji rol të randësishëm, përsa i përket qetësimit dhe gjumit.

Një mangësi e vitaminës, mundet me çue në çrregullim të gjumit, tue përfshi këtu pagjumësinë.

Cilat janë vitaminat që ju mungojnë në trup, dhe ju mbajnë çut tanë natën.

1. Vitamina B

Vitamina B përfshin tiaminë, riboflavin, niacin dhe acidin folik, të cilat janë të randësishme për rigjenerimin qelizor dhe sigurojnë mbështetjen thelbësore për sistemin tuej imunitar e atë qendror. Gjithashtu, monitoron proceset kimike që përfshijnë humorin dhe gjumin. Kur trupi juej ka mangësi të vitaminës B, simptomat përfshijnë depresion dhe pagjumësi, informon dritare.net

2. Hekuri

Mungesa e hekurit shoqnohet me sindromën e parehatisë së kambëve. Kur ju nduk ndiheni rehat, asht e vështirë me flejt gjumë. Gjithashtu, edhe nëse iu ka nxanë gjumi, nëse keni mungesë hekuri, do ta keni të vështirë me flejt përsëri. Pra, ka nji kontribuim në mënyrë indirekte të pagjumësia.

3. Vitamina E

Vitamina E ndihmon në ruejtjen dhe funksiononim e shnetshëm të qelizave. Aftësitë antioksiduese të vitaminës E, ndihmojnë në problemet me gjumin. Rritja e niveleve të kësaj vitamine mundet me ndihmue në përmirësimin e gjumit.

4. Kalium

Kaliumi asht nji mineral që stimulon gjumin. Hulumtuesit kanë zbulue se kur ju merrni sasinë e nevojshme të kaliumit, problemet që kishit me pagjumësinë, do të zhduken.

5. Magnezi

Magnezi asht nji mineral thelbësor për prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin e muskujve, tue prodhue nji aminoacidi të njoftun si GABA, i cili zbut sistemin nervor.

Shperndaje në: