Vdekja e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë, Haradinaj i del në mbrojtje policisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folë për vrasjen e 11 vjeçarit nga Fushë Kosova.

Ai në nji fjalim para mediave në Fushë Kosovë tha se bahet fjalë për nji lajm të trishtueshëm, mirëpo se simbas tij edhe Policia e ka rritë vigjilencën mbasi që po përballet me shumë punë.

Ishte një lajm shumë i trishtueshëm dhe na trishtojë të gjithëve. Është një shqetësim dhe policia e ka ngritur vigjilencën por mos të harrojmë se Policia e Kosovës po përballet me një punë mjaft voluminoze”, deklaroi Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bani edhe pse Policia ishte informue shumë ma herët për rastin në fjalë si dhe për ngacmimet që po i baheshin viktimës nga i dyshueni për krimin, tashma i arrestuem.

Shperndaje në: