Foli Vucic, qe çka ka thanë për Ramush Haradinajn dhe skenaret simbas tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklarue se Beogradi i pret pa naj eufori zhvillimet në Prishtinë, mbas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Gjatë nji konference për media të mbajtun në Beograd, Vucic tha se i kupton edhe pritjet e njerëzve për vendosjen e drejtësisë për atë që ka ndodhë në territorin e ish-Jugosllavisë.

“E kuptojmë, jo gëzimin, por njifarë kënaqësie te pjesëtarët e popullit tonë për shkak të ftesës dërgue Haradinajt për intervistë dhe faktin që ai asht i dyshuem për krime lufte”, tha Vucic, tue shtue se nuk ka vend për eufori.

Dorëheqja e Haradinajt, simbas presidentit serb asht nji veprim politik me fitue edhe ma shumë popullaritet në mesin e, siç tha ai, “ekstremistëve në Kosovë” tue u promovue si trim që lufton për ruejtjen e tanësisë territoriale të Kosovës.

Presidenti serb ka rikujtue se Dhomat e Specializueme në Hagë të formume për me i inicue rastet e dyshueme për krime lufte, funksionojnë simbas ligjeve të Republikës së Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh.

Haradinaj, theksoi Vucic, ka me shkue në Hagë javën e ardhshme, ka me ndejt atje një apo dy ditë dhe ka me provue me u “kthye si hero”, marrë parasysh faktin se Kosova, simbas Vuçic’it ka me shkue në zgjedhje në Shtator ose në Tetor.

Krejt kjo simbas tij, mundet me qenë nji skenar që në Kosovë me ardhë në pushtet nji elitë politike që angazhohet për nji “Shqipni të madhe”.

Shperndaje në: