Kujdes nga pijet me sheqer, rriten mundësitë m’u prekë nga kanceri

Nji studim francez ka dalë në përfundimin se konsumimi i pijeve me sheqer, tue përfshi 100% lang frutash mundet me rritë rrezikut e smundjes së kancerit.

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris monitoruen konsumin e ushqimit dhe pijeve te ma shumë se 101.000 të rritunve nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Ata treguen në studimin e tyne të botuem të Mërkurën në British Medical Journal se “konsumi i pijeve me sheqer ishte i lidhun dukshëm me rrezikun e kancerit të përgjithshëm”.

Ekipi i studimit ka përcaktue pijet e sheqerit si pije që përmbajnë ma shumë se 5% të karbohidrateve të thjeshta, të cilat përfshijnë pijet joalkoholike, shurupe, milkshakes dhe pije energjetike, ndër të tjera edhe 100% lang frutash.

Gjithashtu, ata thanë se nji pije me sheqer prej 100 ml në ditë rrit rrezikun e kancerit me 18%, por nëse asht pijë e ambëlsueme artificialisht atëherë nuk ka nji rritje në rrezik të kancerit.

Nga 2.193 kanceret e kontraktueme gjatë studimit, 693 ishin kancere të gjinit, 291 ishin kancere të prostatës dhe 166 ishin kancere kolorektale. Mosha mesatare në diagnozën e kancerit ishte 58 vjeç.

Shperndaje në: