SHBA, gjendet anija e fundosun nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botnore (foto)

Nji zbulim që ndihmon me rindërtue historinë e asaj që duhet me qenë anija e fundit amerikane e mbytun nga nazistët, ma pak se nji muej para dorëzimit, në fund të Luftës së Dytë Botnore.

Për shumë vjet, historianët janë pyetë për fatin e “Eagle Pe-56”, nji anije e Marinës së SHBA, e mbytun me 23 Prill 1945 në Cape Elizabeth, vetëm 8 kilometra nga bregu i Maine.

“New York Times” raporton se nji grup zhytësish private, kryesue nga Ryan King, kanë gjetë anijen në 100 metra thellësi.

“Eagle Pe-56” u fundos mbrenda 15 minutash tue marrë me vete katërdhetë e nandë anëtarë të ekuipazhit.

Për shkaqet e fundosjes, ekspertët e marinës kishin hetue prej kohësh. Ishte historiani i navigimit, Paul Lawton, i cili filloi i pari hulumtimet mbi njizet vjet ma parë, tue mbledhë edhe dëshmitë e veteranëve.

Të mbijetuemit e anijes folën për nji shpërthim të fortë.

Në vitin 2001 historiani kishte gjetë shkakun e vërtetë të fundosjes.

Simbas tij, anija nuk ishte fundosë si pasojë e shpërthimit të kaldajës, siç ishte besue deri atë kohë, por nga nji raketë torpedo nisun nga nji nëndetëse gjermane.

CNN thotë se ekipi i zhytësve privatë, të udhëhequn nga zhytja Ryan King, ka zbulue dhe analizue mbetjet e anijes së mbytun, të cilat kane me u ba publike në muejin Shtator.

Shperndaje në: