Ambasadori amerikan ja thotë direkt këtë gja Serbisë lidhun me Kosovën

Ambasadori i ShBA në Beograd, Kyle Scott, në nji intervistë për ‘Saton Television Panon’ u shpreh se pengesat në negociata mes Kosovës dhe Serbisë janë frustruese për të gjithë.

Scott tha se Serbia ka ba përparime të konsiderueshme në stabilizimin ekonomik dhe për pregaditjen për anëtarësimin në BE por kushti kyç për anëtarësim mbetet arritja e nji marrëveshje të gjithanshme për normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën.

Ai u pajtue me deklaratën e presidentit serb, Aleksander Vucic, se Beogradi duhet me zgjidhë këtë problem herët a vonë.

“Nëse kjo nuk asht ba tash, do të duhet me u ba në gjeneratën e ardhshme, por atëherë ndoshta ka me qenë ma e vështirë për me ba. Kjo asht arsyeja pse na duhet me shfrytëzue rastin tash dhe me ba përpjekje me shkue përpara.”, tha Scott.

Shperndaje në: