Partitë austriake paralajmërojnë Kosovën, qe për çka

Liderë të partive austriake kanë paralajmërue Kosovën se hekja e taksës ndaj Serbisë asht e domosdoshme për rikthim të dialogut dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt Bashkimit Europian.

Prishtina duhet me hek taksën në mënyrë që më vazhdue dialogu me Serbinë për arritjen e nji zgjidhje për çashtjen e Kosovës.

Ky asht qëndrimi i partive kryesore n’Austri, liderët e të cilave theksojnë se kjo paraqet problem për Europën, raporton “Tanjug”.

Simbas tyne, zgjidhja duhet me u arritë në qarqet europiane, pa pjesëmarrje të fuqive të mëdhaja.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Karl Nehammer, ka thanë se zgjidhja e çashtjes së Kosovës asht e randësishme për stabilitet të rajonit, por edhe të Europës.

Shperndaje në: