Nuk ka kthim: Britania e Madhe largohet nga BE në këtë datë

Britania e Madhe ka me u largue nga Bashkimi Europian me 31 Tetor, dhe nuk ka kthim sa i përket kësaj çashtje. Kështu bani të ditun zadhanësi i Kryeministri Britanik, Boris Johnson.

Zadhanësi gjithashtu tha që Britania e Madhe ka me vazhdue me punue me kërkue nji marrëveshje dalje me kolegët në Bashkimin Europian, dhe se qeveria shpresonte që blloku me ndryshue qëndrimin e tij në të ashtuquejtunën mbrapavijë irlandeze.

“Britania ka me u largue nga BE me 31 Tetor pamvarësisht nga pasojat. Nuk ka ‘nëse’ ose ‘pse’. Na duhet me rivendos besimin në demokracinë tonë dhe të përmbushim premtimet e bame për qytetarët. Politikanët nuk munden me zgjedhë që votat e kujt do të respektohen. Ata janë zotue me i respektue rezultatet e referendumit dhe na duhet me ba atë, “, tha nji zadhanës.

Shperndaje në: