“Galaxy Watch Active 2”, ora inteligjente që mat stresin dhe përmirëson stilin e jetesës

Para dy dite, “Samsung” ka lansue “Galaxy Watch Active 2”, nji version i përditësuem dhe i rafinuem i origjinalit.

Kompania ka zbulue se “Galaxy Watch Active2” asht dizajnue qëllimisht me karakteristika të reja intuitive dhe të rafinueme për me sjellë ma shumë personalizime në stilin e jetës të konsumatorëve, me përmirësue shnetën dhe mirëqenien e tyne, si dhe me mundësue jetesë të lehtë.

Gjithashtu, bahet e ditun se kjo orë inteligjente lejon përdoruesit me jetue ma mirë përmes ndryshimeve të përditshme, të vogla por kuptimplotë, nga arritja e qëllimeve të mirëqenies, siç janë gjumi, fitnesi dhe menaxhimi i stresit, deri në përfundimin e detyrave në mënyrë të efektshme.

Nëse dëshironi me marrë kohë për me meditue, m’u njoftue për çdo të re, ose diçka mes këtyne të dyjave, Galaxy Watch Active2 plotëson stilin e jetës tuej dhe ban diferencën, të gjitha me nji pamje elegant dhe plot stil.

Shperndaje në: