Ismaili: Shërbimet mjekësore për qytetarët ishin misioni im gjatë mandatit, ndërsa sa për VV’n…(foto)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në nji konferencë për media ka folë lidhun me sukseset e tij gjatë mandatit.

Ismaili i asht përgjigjë disa kritikave ndaj shërbimit 24 orësh të stentimit.

Ai me këtë rast tha se strategji e mandatit të tij ka qenë që qytetari me qenë në qendër të shërbimeve.

“Kohëve të fundit janë ngritur disa dyshime se sistemi jonë për stentim 24 orësh nuk është funksional. Kam ardhur të ju tregoj se jo vetëm këto shërbime që jane funksionale por kemi arritur të ofrojmë shërbime rekord. Strategjia gjatë mandatit tonë ka qenë qytetari të jetë në qendër të shërbimeve dhe ti ofrojmë sa më shumë shërbime.”

“Për ta arritur këtë është dashur të luftojmë korrupsionin.E kemi luftuar korrupsionin kudo, në barna në mëditje, kudo që ka rënduar jetën e qytetarit. Kjo ka dhënë rezultate, sepse kemi rritur shërbimet dhe kemi kursyer milionë euro. Nuk duhet harruar se nga kemi ardhur. Shëndetësia ka qenë thuajse mision i pamundur, ka qenë në depresion.”– tha Ismaili.

“Klinika e Kardiologjisë Invazive është njëra ndër klinikat më me rëndësi për neve, sepse sëmundjet e zemrës janë të shpeshta dhe vdekshmëria e qytetarëve nga kjo semundje është e lartë.Kjo klinikë në të kaluarën ka punuar vetëm gjashtë orë në dite dhe pesë ditë në javë. Sot pas reformave tona punon 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.”

Uran Ismaili foli edhe për rezultatet që ka arritë Kardiologjia Invazive në QKUK në ofrimin e shërbimeve për qytetarëve.

“Krahasuar me vitet praprake në vitin 2019 kemi 192 përqind më shumë operime, dhe 163 përqind me shumë stentime, dhe 237 përqind më shumë koronografi. Këto janë miliona euro që qytetarët tanë me parë i kanë paguar nëpër spitale private. Këto statistika sot mund të duken abstrakte por kanë shpëtuar mijëra jetë dhe miliona euro kursime të qytetarëve.”

Gjatë konferencës Ismaili përmendi se shërbimet që janë ofrue mbrenda kësaj klinike janë ofrue për qytetarët pa dallime partiake dhe prejardhjes.

Ai theksoi faktin se nga këto shërbime askush ma sk’a nevojë me shitë kapitalin e tij për me ju sigurue shërim të afërmve.

“Shërbimet e rritura janë ofruar qytetarëve pa dallime partiake dhe prejardhjes. Nga këto qytetari më nuk ka pasur nevojë të shesë kapitalin për të shpëtuar jetën e të afërmve të tyre. Kemi vendosur bazat që ky sistem të funksionoj, prandaj pres që nësë jeta e qytetarit varet nga Klinika Kardiologjike do ta gjëjnë shërbimin aty dhe nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë miliona euro.”

Ministri i Shëndetësisë i është përgjigë edhe kritikave nga Lëvizja Vetëvendosje, se ai po i përdorë mjekët për markenting.

“Nuk pres që nga Lëvizja Vetëvendosje ta paraqes ndonjë sukses të Kosovës, sikur që nuk e paraqet asnjë sukses në Shëndetësi. Ata thonë që stentimet nuk bëhen në mënyrë kualitative, por shifrat dhe profesionistet shëndetësor tregojnë që kjo bëhet në mënyre më kualitative. Në qoftë se ata thonë që qytetarët nuk duhet të marrin shërbimet e spitalit të shtetit, ku preferojnë ata të marrin sherbimet, në cilin spital privat duhet të shkojnë qytetarët të shpenzojnë milionat.”

“Ky është vizioni im. Duhet të forcuar sektori publik, në mënyrë që qytetarët mos të shpenzojnë milionat. Mjekët tanë për dallim nga ajo çfarë thotë Lëvizja Vetëvendosje, tek unë e kanë gjetur mbështetjën. Kur ka qenë puna me votu për pagat e mjekëve, ata kanë ikur nga seanca.Kjo i ka pamundësuar që punëtorët shëndetësor të kenë paga më të larta, përkundër kërkesave të shumta. VV i ka zhgënjyer mijëra punëtorë shëndëtesor dhe pacientët në Kosovë.”

Shperndaje në: