Trump jep lajmin: Kam marrë nji “letër të bukur” nga Kim Jong-un

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, tha se ka marrë nji “letër të bukur” nga lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tue shtue se shumë shpejt mundet me pasë nji takim tjetër me të.

Tue folë këtë të Premte para mediave amerikane, Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, nuk dha detaje se kur mundet me u ba nji takim i tillë.

Korea e Veriut ka testue sërish raketa edhe mbas takimit të 30 Qershorit midis Trump’it dhe Kim’it, në të cilin të dy liderët ranë dakord me i rihapë bisedimet e lana pezull mes tyne.

Shperndaje në: