Keto jane perfitimet nga trangulli

Konsumimi i trangullit sjell shumë përfitime shëndetësore, që ndoshta nuk i kini dijte ma heret. Keto jane perfitimet nese konsumoni nji trangull ne dite:

Hidratim shtesë

Trangulli asht i njoftun për sasinë e naltë të përqindjes së ujit në te. Uji pastron trupin dhe largon toksinat. Ju merrni 40% të konsumit të përgjithshëm të ujit nga ushqimet. E trangulli asht 95% – ujë.

Pra, nëse e hani nji trangull në ditë, keni hanger dhe keni pi në të njajtën kohë.
Ka pak kalori
Trangujt kane shume pak kalori, diku 15-17 kalori. Kane fibra, proteina, vitaminë C, K, mangan, hekur, zink dhe magnez. Pjesa ma e madhe e landëve ushqyese, fibrat gjenden në pjesën e jashtme të likurës.

 

Humbni në peshë

Për shkak të kalorive të pakta dhe fibrave të shumta, kastraveci asht  favorit me u ba pjesë e dietës suej dhe ju ndihmon me hupe peshë.

Ndihmon në shëndetin e mukozës së gojës

Nëse e mbani nji fetë trangulli në gojë, për pak sekonda ju i keni vra shumë bakterie dhe keni eliminue aromën e pakandshme të gojës.

Sheqer i ulët në gjak

 

Trangulli përmban disa anti-oksidantë që reduktojnë stresin oksidativ, tue ndihmue në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak.

Shperndaje në: