A ndikojnë kafja dhe çaji para gjumit? Deri sot e paskemi ditë gabim

Nji studim i ri vuni në dukje se konsumi i kafes dhe çajit para kohës së gjumit nuk ndikon në gjumë.

Simbas gazetës “Independent”, hulumtuesit nga universitetet amerikane të ”Florida Atlantic” dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Harvardit, kanë regjistrue se sa kafeinë, alkohol dhe nikotinë konsumuen ditën dhe natën 785 vullnetarë për 5 164 ditë me radhë.

Ekipi hulumtues mandej këto të dhana i krahasoi me të dhanat e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit të pjesëmarrësve.

Si rezultat u vëzhgue se nikotina dhe alkoholi e ndërprejnë gjumin, ndërsa kafeina nuk ka naj efekt mbi gjumin.

Studimi gjithashtu zbuloi se pimja e nji cigare para se me flejt ka reduktue gjumin për 42 minuta te ata që kanë vështirësi me flejt, ndërsa konsumi i cigares gjatë mbramjes redukton për 43 minuta.

Christine Spadola nga Universiteti ”Florida Atlantic” në artikullin për revistën “Sleep” theksoi se konsumi i nikotinës dhe/ose alkoholit katër orë para se me flejt ndikon negativisht në vazhdimin e gjumit.

Shperndaje në: