Mediat serbe reagojnë ndaj “shqiponjës” së Rashford: Festim skandaloz (foto)

Marcus Rashford me “shqiponjën” në ndeshjen Manchester United – Chelsea ka zgjue kundërshtime në Serbi.

Festimi i Marcus Rashford në rastin e gollit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelsea ka çmendë mediat serbe të cilat e kanë quejt si provofim festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy krena.

Nji festim të tillë e kanë përdorë ma parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, tue ngjallë shumë kundërshti te serbët, të cilët e konsiderojnë si simbol të “Shqipnisë së Madhe”, transmeton “Tch”.

Menjiherë mbas festimit të Rashford me shqiponjë ka reague e përditshmja serbe ‘Kurir’, e cila shkruen: “Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kalaem mbasi u aplikue nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket asht ba shumë i njoftun për futbollistët e botës. Tash bahet pyetja nëse Rashford asht i vetëdijshëm për kuptimin e shejës që bani dhe si reagoi shoku i tij i ekipit në stol Nemanja Matic që asht me kombësi serbe”.

Shperndaje në: